Jimmy Carter dhe gruaja e tij, Rosalynn Carter, janë “ende të kapur për dore” ndërsa hyjnë në “kapitullin e tyre të fundit” së bashku në shtëpinë e tyre në Plains, Georgia. Kështu ka thënë nipi i ish-presidentit amerikan.
“Është e qartë se jemi në kapitullin e fundit” tha Josh Carter për gjyshërit e tij, në një intervistë të botuar nga revista People të shtunën.
98-vjeçari Jimmy Carter, hyri në kujdesin mjekësor shtëpiak, duke kërkuar “të kalonte kohën e mbetur në shtëpi me familjen e tij”. Në maj, familja Carter njoftoi se Rosalynn Carter, 96 vjeç, vuante nga dementia.
“Gjyshërit e mi kanë qenë gjithmonë argëtues”, tha Josh Carter për People. “Por tani ne jemi disi ata që duhet të argëtojmë. Është ndryshe, është thjesht një epokë tjetër”.
Gjyshi, tha ai, është “ende plotësisht Jimmy Carter. Ai është thjesht i lodhur. Dua të them se ai është pothuajse 99 vjeç, por ai ... e ka ndjerë dashurinë”.
Gjyshja, Josh tha, “ende e di se kush jemi, në pjesën më të madhe, se jemi familje. Gjyshja ime është ende në gjendje të krijojë kujtime të reja”.
Jimmy Carter dhe Rosalynn u martuan 77 vjet më parë, në 1946. Jimmy Carter shërbeu në Marinën e SHBA përpara se të bëhej guvernator demokrat i Xhorxhës në vitin 1971. Ai u ngjit në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet dyqindvjeçare të vitit 1976, duke mposhtur republikanin Gerald Ford.
Në vitin 2002, atij iu dha çmimi Nobel për paqen, “për dekadat e tij të përpjekjeve të palodhura për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare, për të avancuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe social”.