Italia heq edhe të vetmen masë anti-Covid që ka në fuqi

9 June 2022, 12:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Italia heq edhe të vetmen masë anti-Covid që ka në fuqi
Foto ilustruese

Italia do të heqë maskat duke nisur nga 15 Qershori. E vetmja masë anti-Covid në fuqi që ka mbetur në vendin fqinj është detyrimi për vendosjen e maskës në vende të mbyllura.

Por në një deklaratë të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se autoritetet vlerësojnë se tashmë nuk ka më arsye për të vazhduar në mbajtjen e maskës.

Ndërkohë rastet e nënvariantit Omicron BA.2 janë shtuar ndjeshëm, duke shënuar nga 0.4% në Maj, në 13 % tani në Qershor.

Ky nënvariant po përhapet me shpejtësi të madhe në kontinentin tonë gjatë muajit të fundit. Megjithatë nuk rezulton të jetë formë e rëndë e Sars Cov2.


Video