Ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit: Shkoi në Iran për të siguruar azilin

20 July 2022, 22:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit: Shkoi në Iran për të
Vladimir Putin, Ebrahim Raisi dhe Recep Taip Erdogan

Deklarata zyrtare e vizitës së Vladimir Putinit në Teheran lidhej tërësisht me Sirinë, por ish-përgatitësi i tij i fjalimeve thotë se vizita mund të ketë pasur si qëllim arritjen e një marrëveshjeje për t’i siguruar azil në rast se në Rusi rrëzohej nga protestat e revolta e rusëve.

Putin mbërriti në Teheran dje në udhëtimin e tij të dytë ndërkombëtar që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt. Ai u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai u takua gjithashtu me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei.

Përfundimi i një bllokade të madhe të eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës ishte në axhendë, së bashku me të ardhmen e Sirisë dhe ofertën e Putinit për një koalicion anti-perëndimor.

Por ish-përgatitësi i fjalimeve të Putin, Abbas Gallyamov, që tani jeton jashtë Rusisë, sugjeroi se kishte një motiv e agjendë të fshehtë në vizitën e Putinit. Ai tha se Putini mund të ketë qenë atje për të rënë dakord për një marrëveshje azili për veten, familjen dhe rrethin e tij të ngushtë nëse lufta dhe mjerimi ekonomik në Rusi kthehen në revolucion të brendshëm.

“Kur mendoni se pse Putin shkoi në Iran, mbani në mend se ky vend është streha më e mirë për të për t’u evakuuar nëse situata i shpërthen në Rusi”, tha Dr Gallyamov.

“Presidenti rus është sigurisht një person i kujdesshëm dhe nuk mund të mos mendojë për një aeroport alternativ. Irani ka të gjitha shanset për të qenë për klasën sunduese ruse, siç ishte Argjentina për nazistët.

Putin ka pranuar se sanksionet perëndimore po i shkaktojnë vendit të tij probleme të rënda dhe forcat e tij kanë pësuar humbje të mëdha në luftën që ai filloi në Ukrainë. Megjithatë, ka pak shenja të mëdha të mospajtimit masiv në vend dhe ai pretendon se po redukton me sukses varësinë ruse nga Perëndimi.

Dr Gallyamov, 50 vjeç, është një studiues politik që drejtoi ekipin e shkrimit të fjalimeve të Putinit kur ai ishte kryeministër midis viteve 2008-10. Ai u mbiquajt "Shkruesi i fjalimeve të Kremlinit" dhe tani është i vendosur në Izrael.


Video