Ish-eurodeputeti britanik shqetësohet për numrin e lartë të lindjeve të shqiptarëve në Angli

11 August 2022, 23:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-eurodeputeti britanik shqetësohet për numrin e lartë të
Nigel Farage

Ish-eurodeputeti britanik, Nigel Farage është shprehur i shqetësuar me numrin në rritje të shqiptarëve në Britani të Madhe. Referuar raportit të bërë public një ditë më parë ku shkruhej se një në dhjetë prindër në Britani të Madhe, që kanë pritur fëmijë gjatë vitit të fundit, ka qenë shqiptar, Farage ngre pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme. Ai shton se ky numër do të rritet, status që ka hapur mjaft reagime.

“Tani që një në dhjetë prindër që lindin në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, a mund të supozohet se sa do të jetë raporti në pesë vjet?”- shkruan ai krah raportit.

Daily Mail ka bërë publik raportin e Zyrës Kombëtares së Statistikave që nënvizon se shqiptarët janë në top 10-en e kombësive që lindin më shumë fëmijë në ishull.

“Shqiptarët janë ndër prindërit më të zakonshëm që lindin fëmijë për herë të parë në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur këtu vitin e kaluar me nëna nga vendi ballkanik”, ka zbuluar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).


Video