Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sulmin vdekjeprurrës me dhjetra të vdekur në Iran dyshohet se e kanë kryer terroristët e Shtetit Islamik.
Mediat iraniane raportojnë se ISIS ka marrë përsipër sulmin në Kerman ku po kryheshin homazhe në 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani.
Po ashtu, sipas mediave iraniane, të paktën një nga dy shpërthimet është kryer nga një kamikaz.
Të paktën 84 persona vdiqën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimet e fuqishme në jug të qytetit Kerman.
Autoritetet iraniane dyshojnë se terroristët e ISIS kanë mundur të kalojnë përmes pikave kufitare me Afganistanin dhe Pakistanin që ndodhen pranë qytetit.