Sulmi i centralit bërthamor/ Zelensky, thirrje rusëve: Ju nuk do përjashtoheshit nga rrezatimi, dilni në rrugë protestoni

4 March 2022, 11:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi i centralit bërthamor/ Zelensky, thirrje rusëve: Ju nuk do
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.

“Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë”, tha Zelensky.

Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt “terrori në një nivel të padëgjuar”.

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë:

“Si është e mundur kjo? A nuk i përjetuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”

Ai u kërkon atyre që “të dalin në rrugë dhe t’i thonë qeverisë tuaj se ju dëshironi të jetoni”


Video