Horror në Bosnje, bodybuilder-i vret tre persona "live" në Instagram dhe më pas qëllon veten

11 August 2023, 18:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Horror në Bosnje, bodybuilder-i vret tre persona "live" në
Autori me gruan e tij dhe fëmijën


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë ku një i ri ka vrarë tre persona dhe plagosur disa të tjerë.

Mediat raportojnë se e gjithë skena makabre ka është transmetuar "live" në instagram nga vetë autori i ngjarjes.

Autori është bodybuilderi Nermin Sulejmanoviç, i cili ka ekzekutuar fillimisht gruan e tij. Më pas ai është shfaqur sërish live në një vendndodhje tjetër ku ka vrarë edhe dy persona e ka plagosur me armë zjarri disa të tjerë.

Siç raportohet, ai ka kthyer armën nga vetja dhe e ka shkrepur duke i dhënë fund edhe jetës së tij, teksa është gjetur i rrethuar nga policia.


Video