Një përleshje e ashpër është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali mes disa shqiptarëve dhe nigerianëve, ku nuk kanë munguar as skenat horror.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se , një nga nigerianët e përfshirë në përleshje kafshoi dhe i shkëputi një pjesë të gishtit të dorës së djathtë të kundërshtarit të tij shqiptar dhe më pas e gëlltiti atë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në plazhin e Riminit dhe personat e përfshirë në sherr kanë qenë dy shqiptarë dhe dy nigerianë.
Një përleshje e dhunshme me çadra ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku nuk kanë munguar oditjet me grushta, shtytje mes disa shqiptarëve dhe nigerianëve në Itali. Të alarmuar nga britmat, rojet e sigurisë në detyrë në ambientet e plazhit të lokalitetit Romagna ndërhynë për të ndalur sulmin. Në atë moment katërshja vazhdonte të luftonte mes shezlloneve dhe ombrellave ku më pas në vendngjarje ka ndërhyrë policia.
Një nga protagonistët e sherrit arriti të arratisej, ndërsa tre të tjerë u arrestuan. Mes tyre edhe shqiptari me gishtin e prerë dhe 25-vjeçari nigerian që e kishte kafshuar para se ta hante. Detaji i tmerrshëm doli në një moment të mëvonshëm, pasi policia kishte qetësuar situatën dhe kishte ndarë palët.
Akuza për tre të përfshirët është për zënkë e rëndë, ndërsa për nigerianin lëndime shumë të rënda dhe akte të kanibalizmit. Dhuna, siç tregohet nga protagonistët në komisariat, do të ishte shkaktuar nga një rivalitet dashurie, por hetuesit nuk do të binden shumë nga ky version, i cili për më tepër nuk do të kishte gjetur prova për momentin.