Hije korrupsioni në Bruksel, Von der Leyen fsheh mesazhet me kreun e Pfizer para marrëveshjes miliarda euroshe

31 January 2022, 19:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hije korrupsioni në Bruksel, Von der Leyen fsheh mesazhet me kreun e Pfizer

Presidentja Ursula von der Leyen dhe i gjithë Komisioni Europian është vënë në qendër të kritikave pas refuzimit të kërkesave për të bërë publike përmbajtjen e mesazheve mes von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla para se BE të nënshkruante një marrëveshje miliarda euroshe për vaksinat.

Kërkesa është dorëzuar nga një grup gazetarësh që në prill të vitit të kaluar. Megjithatë, një përgjigje për këtë nuk u dha asnjëherë. Gazetarët u ankuan te Avokati i Popullit i BE-së, që pas një hetimi disamujor zbuloi se në fakt adminstrata e KE nuk i ka kërkuar kurrë mesazhet mes von der Leyen dhe Albert Bourla.

Presidentja e KE dhe stafi i saj akuzohen se kanë manipuluar termat, ku në vend të fjalës “tekst” në kërkesën e gazetarëve e kanë interpretuar si “dokumente”. Pas këmbënguljes për të bërë publike tekstet e mesazheve që ajo ka me kreun e Pfizer, ka reaguar sërish zyra e Presidentes që tha se mesazhet janë private.

Vitin e kaluar, komisionerja për transparencën në BE, Vera Jourova tha se mesazhet telefonike nuk janë pjesë e rregullave të transparencës së BE-së, duke nënkuptuar se ato janë personale.

EUObserver thotë se ky arsyetim është absurd dhe kujton artikullin e Neë York Times të prillit të vitit të kaluar, ku thuhej se Presidentja e KE dhe drejtori ekzekutiv i Pfizer kishin shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin me muaj përpara se të nënshkruhej marrëveshje për 1.8 miliard doza vaksine Pfizer./Voxnews.al


Video