Hamas pranon marrëveshjen për armëpushim: Topi tani kalon në fushën e Izraelit

6 May 2024, 19:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hamas pranon marrëveshjen për armëpushim: Topi tani kalon në
Gaza e shkaterruar

Mediat perëndimore raportojnë se grupi militant i Hamasit ka pranuar marrëveshjen për armëpushim me Gazën.

Drejtuesit e grupit kanë njoftuar negociatorët, teksa detajet ende nuk janë publike.

CNN raporton se Ismail Haniyeh, lideri politik i organizatës, iu ka thënë negociatorëve të Katarit dhe Egjipit se Hamas pranon marrëveshjen e tyre të armëpushimit.

“Topi tani kalon në fushën e Izraelit”, ka deklaruar një eksponent i Hamas i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Në ditët e kaluara, Izraeli kishte theksuar se nuk ishte në të njëjtën linjë me Hamasin lidhur me marrëveshjen dhe se do të pushton Rafah.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Gazës për të festuar arritjen e marrëveshjes së armëpushimit. Tani gjithçka do të varet se cila do të jetë marrëveshja e Izraelit.

 


Video