Hamas: Jemi të gatshëm të diskutojmë për armëpushim, e arritëm objektivin

9 October 2023, 21:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hamas: Jemi të gatshëm të diskutojmë për
Gaza nën bombardimet izraelite

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi është i hapur për diskutime mbi një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi “ka arritur objektivat e tij”.

Moussa Abu Marzouk i tha Al Jazeera-s në një intervistë telefonike se Hamasi është i hapur për “diçka të tillë” dhe “të gjithë dialogët politikë” kur u pyet nëse grupi islamik është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të mundshëm.

Sakaq, sipas raportimeve të fundit luftimet janë intensifikuar në veri të Izraelit në kufi me Libinë, aty ku raportohet se forcat e organizatës tjetër Hezbollah, e cila është disa herë më e fuqishme se Hamas, ka deklaruar gatishmërinë dhe do të tentojë të sulmojë Izraelin.


Video