"Hakmarrja e ëmbël", si e la Putini në pritje Erdoganin 2 vite më parë

21 July 2022, 12:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hakmarrja e ëmbël", si e la Putini në pritje Erdoganin
Putin dhe Erdogan

Një video po qarkullon gjerësisht në mediat botërore, ku Putin pret për disa sekonda Erdoganin në takim, ndërsa natyrshëm shtrohet nëse është hakmarrje apo rastësi?!

Teksa presidenti rus, u vendos në një situatë të sikletshme pasi është lënë në pritje nga Erdogan, përpara bisedimeve në Teheran, mediat kanë nxjerrë një tjetër video ku siç duket i jep sqarim gjithçkaje.

Putin i mërzitur dhe në siklet, mbeti para kamerave për rreth 50 sekonda.

Pas kësaj mediat turke nxituan të reagonin, duke u shprehur se kjo mund të jetë një incident, apo një shenjë hakmarrjeje.

Në Moskë në vitin 2020, Putin e la Presidentin Erdogan duke pritur përafërsisht dy minuta përpara një takimi. Për më tepër shihni videon.

 


Video