Goditi policin, Dardan Molliqaj arrestohet para se të shkonte në një emision

1 February 2022, 21:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditi policin, Dardan Molliqaj arrestohet para se të shkonte në

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, është arrestuar nga policia mbrëmjen e së martës pranë zyrave të një televizioni në Prishtinë, aty ku ishte i ftuar në një emision.

Ai është arrestuar pas ngjarjes së 3 ditëve më parë, ku gjatë protestës për rritjen e çmimit të energjisë, ai goditi me shuplakë një prej efektivëve të policisë.

Protesta ku ishin të pranishëm me mijëra qytetarë u mbyll pa incidente në dukje, por më vonë doli një video ku Molliqaj shfaqej duke goditur policin.


Video