Gjukanoviç plas "bombën": Ballkani i Hapur do të përfundojë me zhdukjen e Kosovës

27 July 2022, 16:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjukanoviç plas "bombën": Ballkani i Hapur do të
Milo Gjukanoviç

Nisma e "Ballkanit të Hapur" do të përfundojë me zhdukjen e disa shteteve. Kështu ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Gjatë një intervistë për portalin malajzez “Vojvodina Autonomija”, Gjukanoviç ka deklaruar se nisma "Ballkani i Hapur do të përfundojë me zhdukjen e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas tij, kjo nismë është njëskenar për vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së dhe sipas tij, nismëtarëve të saj u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve dhe homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Ai deklaron se kjo gjë ka nisur nga pala serbe.

Dy pyetje në lidhje me këtë temë:

A e kundërshtoni edhe prioritetin e radhës të kryeministrit Abazovic – Open Balkan?

GJUKANOVIÇ: Po, është shumë e diskutueshme. Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Që nuk na duhen. Ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve kufitare, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj here “bota serbe”. Dhe vazhdon, automatikisht, me të njëjtat zullumqarë të shtetit të madh.

A e dimë se si përfundon?

GJUKANOVIÇI: Sigurisht. Ajo duhet të përfundojë me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide të tjera.


Video