Gjermania "mashtron" Ukrainën, i premtoi 110 tanke Leopard por deri tani i ka dhënë vetëm 10

5 August 2023, 15:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjermania "mashtron" Ukrainën, i premtoi 110 tanke Leopard por
Tank gjerman model Leopard


Gjermania vijon të jetë hezituese në furnizimin me armë të Ukrainës, ushtria e së cilës është angazhuar prej gati dy muajsh tashmë në një kundërofensivë të përgjakshme.

Gazeta gjermne "Die Welt" shkruan se premtimi për dorëzimin e një pakete me ndihma ushtarake duhet të ishte përmbushur që në muajin maj të këtij viti.

Gjermania ka premtuar se do të dërgojë në Ukrainë 110 tanke "Leopard 1", por deri tani vetëm 10 të tillë janë dërguar.

Edhe nga sistemi anti-raketor IRIS-T, Ukraina ka marrë vetëm 2 nga 6 të premtuara.

Sa i përket mjeteve luftarake Marder, Ukraina nuk ka marrë asnjë nga Gjermania.

Ndërsa nga sistemi anti-ajror Gepard, Kievi ka arritur të marrë nga Gjermania 12 nga 18 të premtuara.

Gjermania "mashtron" Ukrainën, i premtoi 110 tanke Leopard por
Ndihmat e premtuara dhe ato të dorëzuara (Welt)

Video