Gazetari amerikan plas “bombën”: Trump komunikon fshehtazi me Putinin, përmes një ndihmësi misterioz! I dërgoi teste Covid-i kur...

9 October 2024, 16:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari amerikan plas “bombën”: Trump komunikon fshehtazi me
Trump dhe Putin

Një libër i ri nga gazetari veteran i “Watergate”, Bob Woodward thotë se Donald Trump i dërgoi fshehurazi testet e Covid-19 tek Vladimir Putin për përdorim personal kur ato mungonin në SHBA, një pretendim i hedhur poshtë nga fushata e Trump.

Libri i titulluar “Lufta” përfshin gjithashtu një pretendim se Trump ka qëndruar fshehurazi në kontakt me Putinin që nga largimi i detyrës, sipas fragmenteve të cituara nga mediat amerikane.

Si përgjigje, ish-presidenti Trump tha për ABC News: "Ai është një tregimtar i keq, dhe e ka humbur (mendjen)...”.

Fushata e Trump tha gjithashtu se asnjë nga "historitë e sajuara" të librit nuk ishte e vërtetë.

“Presidenti Trump nuk i dha atij absolutisht asnjë akses për këtë libër mbeturinash që ose i përket koshit të okazioneve të seksionit të fantashkencë të një librarie me zbritje ose që përdoret si tualeti”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë për BBC të martën.

Libri i ri, që do të dalë javën e ardhshme, ia atribuon komunikimin e vazhdueshëm midis ish-presidentit dhe Putinit një ndihmësi të vetëm të Trump, i cili nuk përmendet në libër.

Sipas një raporti nga New York Times, libri përshkruan një skenë në të cilën një ndihmës i Trump u urdhërua të dilte nga zyra e Trump në Mar-a-Lago, në mënyrë që ish-presidenti të mund të bënte një telefonatë me Putinin.

Ndihmësi i paidentifikuar thuhet se tha se të dy mund të kenë folur disa herë herë që kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2021.

Të mërkurën, Kremlini mohoi që dyshja të kishte patur komunikime.

Libri nuk thotë se çfarë diskutuan dhe citon një zyrtar të fushatës së Trump që hedh dyshime mbi kontaktin e supozuar.

Woodward, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në zbulimin e skandalit të “Watergate” që rrëzoi presidencën e Richard Nixon, ka shkruar disa libra më të shitur bazuar në aksesin në burime të nivelit të lartë.

Duke e quajtur Woodward-in “të çmendur”, zëdhënësi i fushatës së Trump tha: “Woodward është një burrë i vogël i zemëruar dhe është qartazi i mërzitur sepse Presidenti Trump po e padit me sukses për shkak të publikimit të paautorizuar të regjistrimeve që ai bëri më parë”.


Video