Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Marianna Budanova, gruaja e shefit të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, është helmuar.
Këtë e bëjnë me dije mediat ukrainase, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit.
Gruaja u diagnostikua me helmim nga metalet e rënda.
"Këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme dhe në punët ushtarake. Prania e tyre mund të tregojë një përpjekje të qëllimshme për të helmuar një person specifik", thanë disa burime.
Marianna Budanova ndodhet në spital. Ajo ishte "me shumë gjasa e helmuar nga ushqimi, ajo tashmë është më mirë", shtuan ata.