Formohet “qeveria e luftës” në Izrael, gati nisja e ofensivës tokësore në Gaza

11 October 2023, 16:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Formohet “qeveria e luftës” në Izrael, gati nisja e
Benny Gantz dhe Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i partisë opozitare centriste Benny Gantz kanë rënë dakord të formojnë një qeveri emergjente. Lajmi bëhet me dije nga një deklaratë të përbashkët nga partia e Unitetit Kombëtar të Gantz.

Militantë të grupit terrorist Hamas sulmuan Izraelin nga Rripi i Gazës ditën e shtunë, në një sulm të befasishëm që shkaktoi mbi 1200 viktima, sulmi më vdekjeprurrës i militantëve palestinezë në historinë e Izraelit.

Izraeli është përgjigjur me një bombardim masiv të Gazës duke lënë të vrarë 1055 persona si dhe ka vendosur mijëra trupa rreth enklavës, në pritje për të nisur një sulm tokësor me qëllim shkatërrimin e Hamasit.

Palët ranë dakord të formojnë një kabinet lufte të përbërë nga Netanyahu, Gantz dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, thuhet në deklaratën për media këtë të mërkurë, dhe gjatë luftimeve me Hamasin në Gaza nuk do të promovojë asnjë politikë apo ligj që nuk ka lidhje me situatën.


Video