Çfarë po ndodh në Mal të Zi? Abazoviç: Jam gati të tërhiqem

14 July 2022, 23:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh në Mal të Zi? Abazoviç: Jam gati
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se është i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti që mban. Në një intervistë për mediat malazeze, Abazoviç tha se kjo gjë mund të ndodhë sapo të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë. Ai shtoi se e kupton atë që kërkon partia Mali i Zi Demokratik.

“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen,”- tha Abazoviç.

Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

 


Video