Escobar dhe Lajçak vizitojnë sot Kosovën, dialogu me Serbinë në qendër të bisedimeve

31 January 2022, 08:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Escobar dhe Lajçak vizitojnë sot Kosovën, dialogu me

I Dërguari Special për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vizitojnë sot Kosovën.

Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri më 2 shkurt, ku do të takojnë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Të martën ata do të takojnë liderët e partive politike, ndërsa, Lajçak do të takojë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.

Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin. e.a/voxnews

 


Video