Erdogan "bën gati" avionin për në Ukrainë, tensionet mes Moskës dhe Kievit fokus i vizitës

31 January 2022, 14:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erdogan "bën gati" avionin për në Ukrainë,

Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë këtë të enjte Ukrainën. Gjatë kësaj vizite Erdogan gjithashtu do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky duke synuar uljen e tensioneve mes Kievit dhe Rusisë.

Ankaraja njihet për marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikën ruse në Siri dhe në Libi  dhe aneksimin e Krimesë në 2014.

Zyrtari turk, më tej ka shpjeguar se Erdogan me vizitën e tij do t’i përcjellë mesazhe Zelenskit për ruajtjen e paqes dhe për përshkallëzim të konfliktit.

“Ne presim që bisedimet të jenë efektive në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës,” tha më tej ai.


Video