“Emigranti algjerian” qëllon me thikë 3 fëmijë në mes të Dublinit, shpërthejnë protestat e dhunshme (Video)

23 November 2023, 20:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Emigranti algjerian” qëllon me thikë 3 fëmijë
Protesta të dhunshme në Dublin

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin e Irlandës, Dublinin, ku një person qëlloi me thikë tre fëmijë një burrë dhe një grua duke i plagosur rëndë.

Mediat perëndimore dhe autoritetet irlandeze nuk e kanë identifikuar ende autorin dhe motivin e krimit të rëndë.

Por në rrjetet sociale qarkullojnë zëra që ai është një emigrant nga Algjeria. Dëshmitarët thanë se ai mbante në dorë një thikë të madhe kur nisi të sulmonte fëmijët përballë një shkolle.

Ndërkohë qindra qytetarë të revoltuar me autoritetet kanë dalë në rrugët e Dublinit për të protestuar duke qëlluar me gurë e duke i vënë zjarrin makinave të policisë.


Video