Elon Musk shpërndan pamjet e Lavrov me delegacionin rus: Një lidership kompetent!

18 February 2025, 16:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk shpërndan pamjet e Lavrov me delegacionin rus: Një lidership
Donald Trump dhe Elon Musk

Elon Musk ka zgjedhur ta quajë një “lidership kompetent” delegacionin rus të kryesuar nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, teksa ka shpërndarë pamjet e tyre duke mbërritur në Arabinë Saudite për të negociuar me amerikanët për Ukrainën.

Komenti i Musk ka tërhequr shumë vëmendje, duke shkaktuar edhe jo pak reagime të forta, nga ata të cilët janë habitur se përse miliarderi amerikan, pjesë e administratës së Donald Trump e komplimentin kaq hapur udhëheqjen ruse.

Musk ka shpërndarë postimin e një të vetëdeklaruari gazetar i quajtur Mario Naëfal, i cili jo pak herë ka marrë kritika për shpërndarje të informacioneve të njëanshme apo të pasakta.

“Ja se si duket një lidership kompetent”, shkruan Musk duke iu referuar Lavrovit dhe delegacionit të tij.

Deri tani nga ajo që dihet për negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën është se Moska kërkon të marrë të gjitha territoret e pushtuara deri tani, ndërsa Uashingtoni kërkon të marrë nën kontroll gati gjysmën e ekonomisë dhe pasurive natyrore të Ukrainës.

Evropa është e përjashtuar nga pjesëmarrja në negociata, e po ashtu edhe vetë Ukraina.

Elon Musk shpërndan pamjet e Lavrov me delegacionin rus: Një lidership
Postimi i Musk

Video