Elon Musk ofron 43 miliardë dollarë për të blerë Twitter

14 April 2022, 13:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk ofron 43 miliardë dollarë për të blerë
Në foto: Miliardieri Elon Musk

Miliardieri Elon Musk, ka ofruar 43 miliardë dollarë për të blerë rrjetin social Twitter. Mega-oferta vjen disa ditë pasi Musk bleu nëntë për qind të aksioneve në Twitter, i cili ka 200 milionë përdorues.

CEO i Twitter, Parag Agrawal tha se 50-vjeçari do t'i bashkohej bordit përpara se të tërhiqte pretendimin disa orë më vonë.

Gjatë fundjavës, Musk dërgoi një sërë postimesh në Twitter për 80 milionë ndjekësit e tij në lidhje me ndryshimet që planifikonte të bënte.

 


Video