Elon Musk: Karikim falas për makinat elektrike në Izrael

12 October 2023, 14:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk: Karikim falas për makinat elektrike në Izrael
Elon Musk


Multimilarderi amerikan Elon Musk thotë se ka vendosur të lë për përdorim falas të gjithë karikuesit e makinave elektrike të ndërtuara prej Tesla-s.

Në një postim në rrjetet sociale Musk bën njoftimin, teksa të shumtë janë të revoltuarit me biznesmenin amerikan, duke i thënë se përse nuk jep ndonjë ndihmë edhe për palestinezët në Gaza.

"Ndërkohë në Gaza nuk ka ujë dhe energji elektrike", i shkruan dikush.

Ndërsa Musk i përgjigjet: Shpresoj që energjia dhe shërbimet esenciale të rikthehen sa më parë në Gaza.

Rrjeti social Twitter, (X) ka marrë kritika të shumta gjatë sulmit terrorist në Izrael, duke u akuzuar se ka lejuar përhapjen e materialeve brutale por edhe atyre të pavërteta.


Video