E rëndë/ Banesa përfshihet nga flakët, digjet brenda 11-vjeçarja në Kosovë

20 June 2022, 10:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë/ Banesa përfshihet nga flakët, digjet brenda
Zjarr në banesë

Në orët e para të ditës së sotme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjakovë. Një 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën në të cilën jetonte.

Autoritetet në Kosovë thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40.

Zjarrfikëset shkuan në vendngjarje ndërsa bashkë me policinë bënë evakuimin e banorëve të shtëpisë.

“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvenje’. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia, raporton KosovaPress.


Video