E fundit/ Parlamenti bullgar voton sot për heqjen e vetos

24 June 2022, 13:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E fundit/ Parlamenti bullgar voton sot për heqjen e vetos
Parlamenti bullgar

Parlamenti bullgar është mbledhur sot për të votuar për heqjen e Vetos për Maqedoninë  e Veriut. 

Kjo praktikisht mund të zhbllokojë procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Vendimi bullgar është bllokuar për një kohë të gjatë për shkak të një përçarjeje të thellë politike në Bullgari për këtë çështje.

Rezultati përfundimtar, megjithatë, mbetet i paqartë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski tha të enjten se propozimi francez është i papranueshëm për vendin e tij.


Video