“E doja shumë,” nipi i thyen kockat gjyshes dhe e mbyll të gjallë në frigorifer

18 April 2022, 12:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E doja shumë,” nipi i thyen kockat gjyshes dhe e mbyll të
Robert Keith Tincher III akuzohet se e ka vrarë gjyshen e tij duke e futur në një frigorifer dhe duke i thyer kockat

Robert Keith Tincher III akuzohet se e ka vrarë gjyshen e tij duke e futur në një frigorifer dhe duke i thyer kockat që të mund ta nxinte pajisja elektroshtëpiake.

Nipi i 82 vjeçares raportohet se ka jetuar me trupin e ngrirë të gjyshes së tij për muaj me radhë përpara se oficerët e policisë zbuluan se çfarë kishte ndodhur. 82 vjeçarja ishte lënduar pasi u rrëzua në dhjetor, por në vend që të kërkonte ndihmë mjekësore, Tincher thuhet se e tërhoqi zvarrë nëpër shtëpi.

“Iu desh që t’i thyente disa kocka që ta fuste të gjallë në frigorifer. Më pas e mbështolli me qese plastike. Nga ajo që pamë, besojmë se gruaja ishte ende gjallë kur u fit në frigorifer”, shkruan The Sun.

Tincher i tha policisë se nuk e mori në telefon policinë pasi kërkohej nga policia për shkak të kërcënimeve që i kishte bërë bashkëshortes. Për çudinë e policëve, ai u tha po ashtu se gjyshen e donte shumë, duke shtuar se ishte e vetmja anëtare e familjes që i jepte dashuri, përkujdesje dhe vëmendje.


Video