“Duan të fshehin krimet e luftës”, strategjia e re e rusëve në Mariupol

15 April 2022, 10:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Duan të fshehin krimet e luftës”, strategjia e re e

Zyrtarët e qytetit të Mariupol kanë pretenduar se pushtuesit kanë nisur të zhvarrosin trupat e varrosur në oborret dhe qendrat e banimit.

Këshilli i qytetit, tha në një postim në rrjete sociale se pushtuesit nuk i lejojnë banorët që të varrosin të afërmit e tyre që janë vrarë nga rusët.

Çdo oborr tani ka një mbikëqyrës për të zbatuar këtë rregull.

Ka 13 krematoriume të lëvizshme në Mariupol, sipas Ukrainës, dhe autoritetet e qytetit dyshojnë se rusët po përpiqen të mbulojnë krimet e luftës.

BBC nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet, por ajo që dimë është se shtatë javë bombardime të pamëshirshme ruse, uria dhe temperaturat e ngrira kanë lënë të vdekur mijëra banorë të Mariupolit.


Video