Dritan Abazoviç së shpejti kryeministër në Malin e Zi?

1 February 2022, 23:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dritan Abazoviç së shpejti kryeministër në Malin e Zi?

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, ka konfirmuar mbështetjen për modelin e një qeverie të pakicës.

Kriza politike në qeverinë malazeze doli në pah kur zv/kryeministri Dritan Abazoviç dorëzoi në parlament një mocion mosbesimi ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo lëvizje e tij u pasua me vendimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për shkarkimin e Abazoviç nga qeveria.

Në një intervistë për mediat vendase, Gjukanoviç e cilësoi qeverinë e pakicës si zgjidhjen më të mirë për dalje nga kriza aktuale politike.

Mbështetja e Presidentit malazez për një qeveri të pakicës vjen përpara se Kuvendi të mbajë këtë muaj një seancë për shkarkimin e kabinetit aktual.

Qeveria e pakicës u propozua nga lideri i partisë URA, Dritan Abazoviç i cili përflitet se do të jetë edhe kryeministri i këtij kabineti.


Video