Donald Trump emëron Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore

15 November 2024, 11:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump emëron Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar të
Donald Trump dhe Robert F. Kennedy Jr.

Robert F. Kennedy Jr. është emëruar nga Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Në një reagim në rrjetin social X pas emërimit, Kennedy u zotua se do të punojë për t’i dhënë fund sëmundjeve kronike dhe do të eliminojë korrupsionin.

Robert F. Kennedy Jr. kandidoi fillimisht si i pavarur në zgjedhjet presidenciale amerikane, deri në muajin Gusht kur u tërhoq nga gara dhe iu bashkua Donald Trumpit në këmbim të një vendi në administratën e tij.

Robert F. Kennedy Jr. në të kaluarën ka folur shpesh për trajtimin e sëmundjeve të tilla si obeziteti, diabeti dhe autizmi. Ai ka bërë thirrje për reduktimin e kimikateve në ushqime.

Në një fjalim ditën e enjte, Trump lavdëroi Robert F. Kennedy Jr. duke thënë se ai do të bëjë gjëra të mrekullueshmë në pozicionin e tij të ri.


Video