Donald Trump do të takohet javën e ardhshme me Joe Biden në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

9 November 2024, 18:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump do të takohet javën e ardhshme me Joe Biden në
Donald Trump / Joe Biden

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

Lajmi bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila njoftoi se Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale, të mërkurën në orën 11:00.

“Me ftesë të Presidentit Biden, Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën në orën 11:00”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

Pas fitores së Trump, presidenti Biden e mori atë në telefon për ta uruar dhe po ashtu e ftoi në Shtëpinë e Bardhë për një takim në zyrën Ovale për t’u përgatitur për tranzicionin.

Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve dhe një ekipi zyrtar nga Trump.


Video