DiCaprio denoncon shpyllëzimin e Amazonës, presidenti i Brazilit: Lër jahtin, pastaj na jep leksione

29 July 2022, 10:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DiCaprio denoncon shpyllëzimin e Amazonës, presidenti i Brazilit:
Jair Bolsonaro dhe Leonardo di Caprio

Denoncimi i Leonardo DiCaprio-s për shpyllëzimin e Amazonës nuk është pritur aspak mirë nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili sulmoi yllin e Holywood në një postim në Twitter.

Më konkretisht, Leonardo DiCaprio shkroi në Twitter: “Sa i përhapur është shpyllëzimi në Amazon, një nga vendet më të rëndësishme të planetit tonë për njerëzit dhe kafshët e egra. Sipas hartës, zona ka pësuar një shpyllëzim të rëndë dhe të paligjshëm në 3 vitet e fundit, nga një industri nxjerrëse”.

Pak orë pas postimit të tij, presidenti brazilian ka vazhduar edhe me një postim tejet ironik në Twitter, duke i theksuar se nuk mund të flasë për shpëtimin e mjedisit kur është duke udhëtuar me jaht.

“Përsëri ti, Leo? Në këtë mënyrë ju bëheni “mesazhi im elektoral” më i mirë, siç themi ne në Brazil. Unë do t’ju thoja përsëri të lini jahtin tuaj përpara se të mësoni botën, por unë ju di për përparimtarë. Ju dëshironi të ndryshoni të gjithë botën, por jo veten, kështu që po ta them”, shkruan Jáir Bolsonaro.


Video