Dërgonin të miturin për të shitur drogë, në pranga shqiptari dhe dy italianët

17 July 2022, 22:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dërgonin të miturin për të shitur drogë, në pranga
Ilustruese

Katër persona janë ndaluar ditën e sotme në Itali pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike. Ilmattinoshkruan se në pranga ka rënë një shqiptar 29 vjeç si dhe 3 italianë të moshës 44, 38 dhe 15 vjeç.

Gjatë kontrollit karabinierët i kanë gjetur të miturit 19 doza kokainë dhe 24 doza heroine. Policia konstatoi se ndërsa i mituri po bëhej gati të shiste, 3 të tjerët vëzhgonin për të kontrolluar se nuk kishte probleme. Tre të tjerët janë në burg, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në qendrën e pritjes së fëmijëve


Video