Dënohet kirurgu shqiptar në Itali, ngacmoi seksualisht një 20-vjeçare brenda urgjencës së klinikës

26 November 2023, 09:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënohet kirurgu shqiptar në Itali, ngacmoi seksualisht një
Foto ilustruese

Një kirurg shqiptar në Monza është dënuar me 20 muaj burg për ngacmim sekesual ndaj një 20 vjeçareje e cila kishte shoqëruar në klinikë të dashurin e saj. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019 në klinikën Zucchi.

Sipas 20 vjeçares, teksa ajo priste lajmet për të dashurin e saj i cili kishte dhimbje të shumta fyti, kirurgu shqiptar 40 vjeçar kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht duke e prekur.

Nga ana tjetër kirurgu shqiptar ka deklaruar se kishte tentuar ta nxirrte jashtë të renë pasi kjo e fundit po konsumonte duhan në spital, gjë që nuk lejohet.


Video