Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka humbur jetën këtë të hënë pasojë e rrëzimit të një lisi në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.
Viktima është rreth 30-vjeçar, ndërsa e lënduar ka mbetur edhe një 30-vjeçare e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Portali “Telegrafi” ka publikuar pamjet kur lisi rrëzohet në tokë si pasojë e erërave të forta, duke zënë poshtë një makinë, ku ishin viktima dhe e plagosura.