Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se 29 shtetas amerikanë janë vrarë nga luftimet në Izrael.
Sipas njoftimit, DASH-i është në dijeni edhe për 16 qytetarë të tjerë të zhdukur.
Të shtunën e kaluar, grupi militant Hamas lëshoi seri raketash mbi Izraelin duke vrarë mijëra qytetarë.
Nga ajo ditë, Izraeli ka nisur fushatë në Gaza duke vrarë mijëra qytetarë e duke urdhëruar edhe evakuimin e plotë, teksa ka paralajmëruar ndërhyrje ushtarake tokësore, ajrore e detare.
SHBA-ja që nga fillimi, në vazhdimësi ka përkrahur Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje.