Dalin emrat/ Jo vetëm Prigozhin. Në mesin e të vdekurve në aksidentin ajror mbeti viktimë edhe një tjetër kundërshtar i Putin

24 August 2023, 08:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin emrat/ Jo vetëm Prigozhin. Në mesin e të vdekurve në
Yevgeny Prigozhin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëzimin e avionit privat në të cilin udhëtonte Yevgeny Prigozhin, teksa mësohet se bashkëthemeluesi i Wagner dhe aleati i ngushtë tij ishte gjithashtu në aeroplanin që u rrëzua dje.

Raportet e paverifikuara që qarkullojnë në Telegram kanë pretenduar se ish-oficeri rus i inteligjencës Dmitry Utkin ishte një nga 10 pasagjerët në bordin e Embraer Legacy 600 që u rrëzua të mërkurën pasdite.

Mes atyre që raportojnë se Utkin dhe Prigozhin ishin së bashku në avion janë kanalet Telegram VChK-OGPU dhe rosZMI.

Utkin ka qenë një figurë që ka refuzuar të shfaqet në publik gjatë viteve të fundit, teksa dalja e tij e fundit raportohet të ketë qenë në vitin 2016.

Lista e plotë e viktimave:

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner

Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi i Wagner

Sergej Propustin

Yevgeny Makaryan

Alexander Totmin

Valeriy Chekalov

Nikolai Matuseev

Anëtarët e ekuipazhit ishin:

Aleksei Levshin, komandant

Rustam Karimov, bashkë-pilot

Kristina Raspopova, stjuardesë


Video