Operacioni kundër një prej organizatave më të mëdha kriminale dhe mafioze italiane "Camorra" në qytetin e Caivanos ka çuar në arrestimin e tetëmbëdhjetë personave.
Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për infiltrimin e krimit të organizuar në qeveri dhe aktivitetet e administratës së bashkisë, të shpërbërë për mafien nga Këshilli i Ministrave 16 tetorin e kaluar, veçanërisht në menaxhimin e kontratave të punëve publike, shkruajnë mediat italiane.
Organizata kriminale arriti të merrte informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave nga bashkitë. Nëntë nga 18 personat e arrestuar u arrestuan më 10 tetor, masa e paraburgimit për të cilët, tashmë është zëvendësuar me masë sigurimi.
9 personat e tjerë të përfshirë janë ende pjesë e të njëjtit hetim: janë 6 kontraktorë lokalë të ndërtesave, të vendosur në arrest shtëpie, ndërsa të tjerët janë eksponentë të krimit të organizuar lokal.
Akuzat janë të ndryshme si: shoqatë e tipit mafioz, zhvatje e rëndë me metodën mafioze dhe krime ndaj Administratës Publike. Sipas rezultateve të hetimit, në më shumë se një rast, punonjësit publikë vepruan si ndërmjetës midis sipërmarrësve dhe Camorra-s në kërkimin e pagesës për zhvatje ose në tërheqjen e parave.
Vetë sipërmarrësit ishin viktima të kërkesës për zhvatje, por ata ia dolën t'i merrnin pozitat përmes fondeve korruptive për administratorët dhe menaxherët komunalë të bindur. Mes 9 të dyshuarve të tjerë është edhe Angelino Antonio, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të tipit Camorra që vepron në Caivano.