Britania e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainës, Starmer: E gjithë siguria e Evropës është në pikëpyetje

17 February 2025, 21:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Britania e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainës,
Kryeministri britanik, Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka folur pas takimit urgjent me liderët evropianë në Paris për çështjen e Ukrainës. Ai ka thënë se nuk është në pyetje vetëm e ardhmja e Ukrainës, por është çështje ekzistenciale për Evropën në tërësi, raporton BBC.

Sipas tij, është moment që përfshin tërë sigurinë kolektive të Evropës, duke shtuar se vetëm një paqe e qëndrueshme që ruan sovranitetin e Ukrainës do ta pengojë presidentin rus, Vladimir Putin “nga agresioni i mëtejshëm në të ardhmen”.

“Ne duhet të njohim epokën e re në të cilën jemi, duke mos u kapur pa shpresë e pas komoditeteve të së kaluarës. Është koha që ne të marrim përgjegjësinë për sigurinë tonë, për kontinentin tonë”, ka deklaruar Starmer.

Për mundësinë e vendosjes së trupave paqeruajtëse britanike në Ukrainë, Starmer ka thënë se do të ishte i gatshëm “nëse do të kishte pasur ndonjë planifikim se sa trupa do të nevojiteshin dhe cili do të ishte roli i tyre”.

“Unë mendoj se ne po ecim përpara këtu”, ka thënë kryeministri britanik, duke shtuar se ekziston nevoja për diskutime mbi një paqe të qëndrueshme.


Video