
Pas Danimarkës, që hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër përhapjes së Covid, edhe vende të tjera të botës po lëvizin në këtë drejtim, duke zhvlerësuar rrezikshmërinë e Omicron.
Në Çeki, pasaporta e vaksinimit e prezantuar muaj më parë nga qeveria vendase u rrëzua si antikushtetuese në gjykatë dhe tashmë qeveria duhet ta amendojë urdhrin.
Izraeli njoftoi se do të fillojë të heqë kërkesat për pasaportat e sigurisë dhe pjesën më të madhe të masave mbrojtëse, përfshirë këtu edhe testimet për hyrjen në disa ambiente.
Zvicra heq duke filluar nga data 17 shkurt karantnën dhe pasaportën e sigurisë për të gjithë ata që hyjnë në vend.
Lëvizjet janë mirëpritur në këto vende, por OBSH bëri apel që të mos ketë ngutje në këtë drejtim, pasi sipas saj pandemia është ende këtu dhe ajo kërkon shumë kohë që të largohet.