Bie në pishinë bashkë me fëmijën që po kujdesej, vdes dadoja

2 July 2022, 00:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie në pishinë bashkë me fëmijën që po kujdesej,
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kodrat e Bolonjës, në Itali.

Një babysitter 50-vjeçare, me origjinë filipinase, dyshohet se vdiq pasi ra në një pishinë të një vile private ku po shërbente.
Ajo përfundoi në ujë bashkë me vogëlushen që ajo kujdesej, vetëm dy vjeçe, e cila është ende e shtruar në spital dhe nuk dihet nëse është në rrezik për jetën

Të dy personat u shpëtuan nga stafi mjekësor menjëherë pas aksidentit, por gruaja nuk ishte në gjendje të mbijetonte dhe vdiq në spital.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur.

Babysitter mund të jetë sëmurë pasi ka parë vajzën e vogël të rrëzohet në ujë ndërsa përpiqej ta shpëtonte, ose sëmundja e saj mund të ketë qenë ajo që ka bërë të bjerë në pishinë.


Video