“Biden nuk e kundërshtoi”, zulohet çfarë i tha Netanyahu në telefon: Nuk kemi rrugë tjetër veçse...

9 October 2023, 19:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Biden nuk e kundërshtoi”, zulohet çfarë i tha
Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë presidentit Joe Biden gjatë një telefonate se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të nisë një operacion tokësor në Gaza.

“Ne duhet të hyjmë. Ne nuk mund të negociojmë tani. Ne duhet të ndalojmë përkeqësimin”, i tha Netanyahu.

Sipas raportimit të disa medieve amerikane, Biden nuk e kundërshtoi kryeministrin Izraelit.

Më herët Netanyahu u zotua për një përgjigje të ashpër ndaj terroristëve të Hamas.

Sakaq, Forcat Ajrore Izraelite thonë se kanë sulmuar 130 objektiva në Gaza.

“Aeroplanët e Forcave Ajrore kanë kryer sulme të mëdha përgjatë dhe gjerësisë së Rripit të Gazës, duke shkaktuar shkatërrimmbi terroristët e Hamasit. Vetëm në tre orët e fundit, rreth 130 objektiva u sulmuan duke përdorur dhjetëra avionë”, thuhet në njoftim.


Video