BE, 1 mld euro të tjera për Ukrainën

9 April 2022, 21:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

BE, 1 mld euro të tjera për Ukrainën

Komisioni Europian do të angazhohet të japë 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që i largohen luftës shkaktuar nga agresioni i Rusisë, tha të shtunën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

"600 milionë do të dërgohen në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht tek Kombet e Bashkuara," tha zonja von der Leyen në një aktivitet për mbledhje fondesh për Ukrainën në Varshavë të Polonisë.

Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për vendet e vijës së parë që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që ikin," tha ajo.


Video