“Babi, nuk mund ta zgjoj mamin”, vdes papritur në moshën 43-vjeçare notarja britanike (FOTO)

17 August 2023, 12:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Babi, nuk mund ta zgjoj mamin”, vdes papritur në moshën
Ish-notarja olimpike Helen Smart

Ish-notarja olimpike, Helen Smart e cila përfaqësoi Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike të Sidneit të vitit 2000, ka vdekur paparitur në moshën 43-vjeçare.

Smart është gjetur e pajetë brenda shtëpisë nga vajza e saj 4 vjeçe, e cila lajmëroi të atin duke i thënë: “Babi, nuk mund ta zgjoj mamin”. 

Sipas  “The Sun” prej shumë vitesh Helen ishte tërhequr nga noti ndërsa punonte si mësuese. Smart ka marrë pjesë në Olimpiadën Sydney 2000 me Britaninë e Madhe dhe ishte e specializuar në notin e shpinës, ndërsa fitoi disa herë medalje në Lojërat e Commonwealth.

Mjekët bëjnë me dije se shkak i vdekjes ishte ataku kardiak, por Helen nuk vuante nga problemet me zemrën.

Miqtë dhe komuniteti i Lojërve shprehën ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta para kohe të Helen, duke thënë se ajo ishte një grua e përkushtuar.



Video