
Dy policë gjermanë janë qëlluar për vdekje. Mediat e huaja shkruajnë se oficerët e moshave, 24 dhe 29 vjeç ishin duke patrulluar pranë qytetit Kusel në Germaninë Perëndimore. Në orën 4: 20 të mëngjesit, policët i bënë thirrje një mjeti që të ndalonte pasi dyshonin se ishin të armatosur.
Pasi makina ndaloi, policët zbuluan se Brenda ndodhe një kafshë të ngordhur në bagazh, pas kësaj ata nisën bverifikimet për armë. Por menjëherë pas kësaj, policët në radioa thërrisnin: Ata po qëllojnë mbi ne!.
Pas kësaj fjalie lidhja me to ndërpritet. Sipas informacioneve të BILD, policja ishte e vdekur në momentin e mbërritjes së kolegëve të saj, ndërsa 29-vjeçari ka ndërruar jetë pak më vonë. Ende nuk ka asnjë përshkrim të autorëve apo mjetit që përdorën për tu arratisur.