Arrestohet ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, ja akuza ndaj tij

8 June 2022, 17:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, ja
Zafir Berisha

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe njëherazi ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Ai është vënë në pranga rreth orës 15:00 në qytetin e Prizrenit. Mediat kosovare raportojnë se Zafir Berisha akuzohet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, në Prizren.

Sipas burimeve në Prokurori, ish-ministri tashmë ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të merret në pyetje nga hetuesit rajonalë.


Video