Arrestohet një person i dyshuar si vrasës i biznesmenit amerikan, “gabimi fatal” me FLIRTIMIN që i ekspozoi pamjen: Ke buzëqeshjen e bukur...

9 December 2024, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet një person i dyshuar si vrasës i biznesmenit amerikan,
Autori i dyshuar i vrasjes në Manhatan

Një person i dyshuar se është autori i vrasjes së biznesmenit amerikan Brian Thompson është arrestuar sot në Altoona të Pensilvanisë.

Fox Neës raporton se person që i përshtatet përshkrimit të të dyshuarit është arrestuar në një McDonald's.

Personi ka një armë të ngjashme me atë të përdorur në të shtënat të mërkurën e kaluar, ku mbeti i vrarë shefi ekzekutiv i “UnitedHealthcare” Brian Thompson.

Thompson u qëllua disa herë në kurriz nga një person i maskuar me pistoletë me silenciator, pak çaste para se të merrte pjesë në një konferencë me investitorët. Në hetimet për vrasjen është përfshirë edhe FBI-ja.

Një ish-zyrtar i Policisë së Nju Jorkut tha më herët për mediat amerikane se autori kishte bërë shumë gabime, duke lënë shenja në disa vende.

Autori i dyshuar bëri “gabimin fatal” kur para kryerjes së vrasjes flirtori me një femër rastësore në një dyqan. Ajo raportohet se i tha “ke buzëqeshje shumë të bukur”, ndërsa ai uli maskën dhe qeshi. Ky moment i ekspozoi në kamera fytyrën.



Video