Arratiset drejt Shqipërisë polici që punonte për një bos mafioz në Beograd!

18 April 2022, 15:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arratiset drejt Shqipërisë polici që punonte për një
Danilo Stojanoviç, oficer i lartë policie i cili u largua nga Serbia disa orë para se Darko Sariç të arrestohej

Pjesëtari i policisë serbe, Danilo Stojanoviq, i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit kriminal serb të Darko Shariqit, ka kaluar sot nga Mali i Zi për në Shqipëri.

Policia ka thënë se dje rreth orës 09:30 në pikën kufitare Grnçar, në dalje nga Mali i Zi, policia kufitare ka kontrolluar automjetet me targa malazeze të drejtuar nga V.R. (43), në të cilin Stojanoviç ishte shofer, por kishte dokumente serbe.

“Policët pas këqyrjes së dokumenteve personale e kanë drejtuar veturën në korsinë e dytë të kontrollit kufitar, pas së cilës D.S. ka dalë nga automjeti dhe është larguar. Paraprakisht, D.S. më 14 prill ka hyrë në Mal të Zi nga drejtimi i Republikës së Serbisë në vendkalimin kufitar të Draçenovçit. Vërejmë se në momentin e kontrollit të këtij personi, në hyrje të Malit të Zi më 14 prill dhe në dalje nga Mali i Zi më 17 prill, ndaj tij nuk ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Sipas gazetës, pas regjistrimit të hyrjes së Stojanoviçit në Mal të Zi ka njoftuar autoritetet kompetente të Serbisë. Danilo Stojanoviç dhe Milutin Radovanoviç u larguan nga Serbia dy orë para se kolegët e tyre të hynin në banesat e tyre për t’i arrestuar me dyshimin se ishin pjesë e klanit kriminal të Darko Sariçit. Ata kanë kaluar kufirin ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Të dy e gjetën veten në qendër të mediave në muajin shkurt. Ata në atë kohë u ndaluan nën dyshimin se në sheshin Cvetni në qendër të Beogradit kanë sulmuar dhe rrahur kolegun e Interpolit, M.V., pas së cilës ndaj tyre ka filluar procedura në Prokurorinë e Parë Themelore.


Video