Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Stoltenberg: Shqetësimet e Turqisë të merren seriozisht

12 June 2022, 17:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO,
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike.

Shqetësimet e Turqisë dhe kundërshtimi i saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë të pranueshme dhe legjitime tha sot në Finlandë Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike.

“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.

Stoltenberg vizitoi sot Presidentin Sauli Niinisto dhe theksoi se është e rëndësishme të theksohet se asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia, dhe për këtë arsye shqetësimet e saj duhet të merren seriozisht.

“Asnjë anëtar tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euro-Atlantike.

Gjithashtu Stoltenberg dhe Niinisto thanë se bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë, por nuk ofruan asnjë tregues për përparim në negociata.


Video